Aktualitet

Të shpalluar në kërkim për vepra të ndryshme penale/ Arrestohen katër persona, tre prej tyre të dënuar me disa vje burg

Sipas njoftimit të policisë tre prej tyre janë të dënuar me disa vite burgim.

29 Maj 2025, 13:26 Nga DOSJA
Të shpalluar në kërkim për vepra të ndryshme penale/
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë tre prej tyre janë të dënuar me disa vite burgim. Konkretisht në prangat e policisë kanë rënë 31-vjeçari me iniciale, J.H, 24-vjeçari me iniciale D.B, 24-vjeçari me iniciale L.T, dhe S. J. 

Njoftimi i Policisë:

Plan operacional nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të dënuar me disa vjet burgim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj, bazuar në një plan masash të hartuar për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme dhe si rezultat kanë kapur dhe vënë në pranga 4 shtetas që ishin në kërkim, konkretisht:

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, kapën dhe ndaluan shtetasin J. H., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 24 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga dënimi, 24-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e 5 muaj burgim;
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasen kosovare S. J., pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin L. T., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. Ky shtetas sëbashku me babain e tij shtetasin A. T( i ndaluar me datë 18 Maj), dyshohen si autorët e ngjarjes me datë 29.04.2025, në Ali Dem.

tirane policia

Sondazh

Poll