29 Maj 2025, 12:00
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme në lidhje me dosjen “Plumbi i Artë” po dëgjohet dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, i cili akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.
Gjatë dëshmisë Erion Alibej ka deklaruar se Dumani i ka treguar ekzekutorët e familjarëve të tij. Ai gjithashtu u shpreh se ditën që është liruar ka takuar Arjan Spahiun. Alibej më tej theksoi se ka kontaktuar Arjan Spahiun dhe i ka thënë se në Shqipëri.
Alibej: Ditën që jam liruar kam takuar Arjan Spahiut. Kam qenë përdorues i rregullt, fillimisht me ENCHROCHAT pastaj SKYECC. I kam kontaktuar Arjan Spahiun, i thashë jam në Shqipëri. Nuredin Dumani kishte kërkuar të takohej me mua. Kishte dëgjuar që unë jepja 100 mijë euro për dikë qe mund të vrasë Talo Çelën dhe 200 mijë nëse ma sjell të gjallë.
Kisha dy makina, për të cilat nuk dinte askush veç familjes. Dërgoj Arjanin të shkojë të merrte Nuredinin. Për të dija gjithçka, grupin që rrethohej. Takoj Nuredinin në të njëjtin pallat ku jetoja unë, në katin e 7, ku jetonin kushërinjtë e mi.
E kam bërë takimin 2 orë e 48 minuta, e them këtë se e kam incizuar takimin. E lashë atë te fliste. Isha i sëmurë shumë rëndë, sidomos atë natë. Po më shpjegonte, se çfarë kërkon ti nga Talo Çela. Më thotë edhe për Festim Qolin, por unë nuk e njihja. Ma përmendi si njeri që kishte bërë plane me të.
Më tregon ekzekutorët e familjarëve të mi. Fill pas kësaj, më thotë kush janë ekzekutorët e dy njerëzve të mi të afërt, Klevi dhe Aldo Baho … dhe me pas edhe djalit të dajës tim, 25 vjeç, 6 muaj më pas. Më shpjegon se kishte kërkuar takim me mua, por gjithmonë ma zvarriste takimin.
Nga të gjitha informacionet e mia, ia vura në dispozicion. I kisha zbardhur të gjitha ça kishin ndodhur me vrasjet e familjarëve të mi. I tregoj foton e vëllait të tij, Dashnor Dumanit që kishte kryer atentatin ndërsa Talo Çela ishte shofer. Më tha që nuk besonte se ishte vëllai i tij, madje më tha që ka probleme me vëllain. Unë i thashë qëndro besnik, unë vendos dorën në Kuran që nuk e fal gjakun e vëllait tim.
plumbi i artë
Aktualitet
29 Maj 2025, 11:47
M.B
Erion Alibej dhe Nuredin Dumani
TIRANA- Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme në lidhje me dosjen “Pl...
Aktualitet
29 Maj 2025, 11:25
E. D
foto ilustruese
FIER- Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”. Mësohet se një automj...
Aktualitet
29 Maj 2025, 11:17
E. D
Ilaria Sula
ITALI- Babai i Ilaria Sulës, Flamur Sula, në një intervistë së fundmi është shprehur se që kur Ila...
Aktualitet
29 Maj 2025, 11:11
M.B
Burgu
FUSHË-KRUJË- Të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend kanë kaluar në gatishmëri pas nj...
Aktualitet
29 Maj 2025, 10:51
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Një sherr për toka ka ndodhur mes disa personave në Tiranë. Si pasojë e sherrit policia ka v&e...
Aktualitet
29 Maj 2025, 10:26
M.B
Burgu
FUSHË-KRUJË- Drejtoria e Burgjeve ka dalë me njoftim për shpërthimin me lëndë plasëse në ambie...
Aktualitet
29 Maj 2025, 10:24
M.B
Para
KAKAVIJË- Autoritetet në Kakavijë kanë sekuestruar 74 240 euro të padeklaruara dhe 15 dokumente të dyshuara si t&eu...
Aktualitet
29 Maj 2025, 10:07
E. D
foto ilustruese
SARANDË- Policia ka arrestuar një person në Sarandë, me urdhër të Prokurorisë, pasi dyshohej se i kisht...
Aktualitet
29 Maj 2025, 10:01
M.B
Foto ilustruese
FUSHË-KRUJË- Në lidhje me shpërthimin me e ndodhur mbrëmjen e shkuar brenda perimetrit të burgut t&...
Aktualitet
29 Maj 2025, 09:27
M.B
Foto nga operacioni
FIER- Katër administratorë farmacie janë arrestuar në Fier, pasi tregtonin ilaçe të kontraban...