Politike

Merr pjesë në "Charlemagne Europa Forum", Rama vizitë në Gjermani, axhenda

Rama do të marrë pjesë në “Charlemagne Europa Forum”.

29 Maj 2025, 09:53 Nga M.B
Merr pjesë në "Charlemagne Europa Forum", Rama vizitë
Edi Rama

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Aachen të Gjermanisë ku do të marrë pjesë në “Charlemagne Europa Forum”.

Bëhet me dije se në orën 10:15 minuta do të mbahet pritje zyrtare për pjesëmarrësit, ndërkohë që në 11:15 do të mbahet ceremonia e akordimit të çmimit “Charlemagne” për Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Drejtoria e në Aachen vlerëson si arritje të veçantë të von der Leyen-it angazhimin e saj për kufizimin e pandemisë të Covid-19, qëndrimin e vendosur dhe të prerë kundër Rusisë dhe impulset për "Green Deal", me të cilin Bashkimi Evropian deri në vitin 2050 synon të jetë neutrale ndaj klimës.

Axhenda:

10.15 – Pritje zyrtare për pjesëmarrësit

11.15 – Ceremonia e akordimit të çmimit “Charlemagne”për Ursula von der Leyen.

edi rama

Sondazh

Poll