Aktualitet

Paralajmërim apo atentat/ Çfarë dyshohet nga tritoli brenda burgut të Fushë-Krujës

Burime të Dosja.al, bëjnë me dije se tritoli ëahtë hedhur rreth orës 22:45, brenda rrethimit të burgut.

28 Maj 2025, 23:46 Nga I.A

Paralajmërim apo atentat/ Çfarë dyshohet nga tritoli brenda


FUSHë-KRUJë- Burgu i Fushë Krujës është tronditur mbrëmjen e sotme pas një shpërthimi te fortë me tritol. Burime të Dosja.al, bëjnë me dije se tritoli ëahtë hedhur rreth orës 22:45, brenda rrethimit të burgut. 

Ende nuk dihet nëse ky shpërthim ka qenë paralajmërim apo atentat ndaj të pranishmëve aty. Shpërthimi ka ndodhur brenda perimetrit të sigurisë, vend ku dalin për tu ajrosur te burgosurit si dhe rojet e burgut. 

Në këtë zonë, të burgosurit kalojnë rreth 10 orë në ditë për tu ajrosur. Ndërkohë që deri më tani dyshohet se ka qenë një person me kapuç i cili ka hedhur lëndën plasëse dhe më pas ëahtë larguar./Dosja.al

Sondazh

Poll