Aktualitet

"Herë si garantor, herë si konsulent i liderit", Hoxha jep detaje, ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

Ai theksoi se pjesa dërrmuese e atyre që merren me trafikim të lëndëve narkotike nuk kanë pasaporta të Shqipërisë.

28 Maj 2025, 23:02 Nga N.F
"Herë si garantor, herë si konsulent i liderit", Hoxha jep
Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me arrestimin e kryemafiozit shqiptar, Dritan Gjika. Hoxha i ftuar në "Opinion" foli se si shqiptarët “depërtuan” në tregun e drogës në Ekuador. Gazetari theksoi se shqiptarët kanë hyrë në Ekuador me pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se pjesa dërrmuese e atyre që merren me trafikim të lëndëve narkotike nuk kanë pasaporta të Shqipërisë. Hoxha shtoi se ata kanë krijuar lidhjet e tyre atje dhe janë përpjekur të jenë si autoktonë.

"Nuk është qëllimi të ndikohet në aktivitetin e brendshëm në Ekuador, por të gjenden të çara dhe të shfrytëzohet për tregti. Janë kartelet meksikane, kolumbiane ato që çojnë armë atje, që i kanë futur në konflikt, që furnizojnë grupet kryesore. Ata janë të interesuar, ne nuk jemi deri në atë nivel.

Por ne kemi shkuar atje sigurisht nëpërmjet Ndranghetës italiane, pra kemi marrë operacione që na i kanë lejuar të tjerët. Dhe pastaj në momentin që kemi parë si funksionon, kemi krijuar lidhjet, jemi përpjekur të bëhemi autonomë, se jo në çdo rast ndodh”, shpjegoi Hoxha.

Sipas tij, problemi kryesor në këtë lloj tregtie, është ku do të zbarkohet ngarkesa dhe më pas si do bëhet shpërndarja. Këtu futen në rol shqiptarët.

“Ka linja shqiptare, nga momenti që e blen deri te rrugët e shpërndarjes me pakicë. Kemi mbyllur zinxhirin nga Azia për heroinën drejt Europës dhe zinxhirin tjetër nga Amerika Latine dhe prandaj ne jemi ekspozuar. Sepse kemi shkuar në vendin e origjinës, jemi ekspozuar atje dhe në situate politike, kemi të vrarët në Ekudor, Kolumbi, Peru. Vitet e fundit, kapej një bos lokal kolumbian dhe bashkë me të dhe një shqiptar. Në pjesën më të madhe të kohës, ose janë në atributin e njeriut që është aty për të garantuar dërgimin e parave dhe ardhjen e mallit në Europë, ose në krahun tjetër ishin si një lloj konsulenti ose krah i djathtë i liderit lokal”, përfundoi ai.

hoxha

Sondazh

Poll