Aktualitet

Gruaja e deputetit të PS e përfshirë në skemë kontrabanduese/ Ironizon gazetari: Të dy nën hetim dhe vijojnë të paguhen me taksat e popullit! As Siçilia nuk ishte kështu

Matilda Duzha dyshohet për kryerjen e veprës penale "Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore", "Grupi i strukturuar iminal", si dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar minal".

28 Maj 2025, 22:49 Nga r.ll
Gruaja e deputetit të PS e përfshirë në skemë
luan duzha

TIRANË- Gazetari Arsen Rusta ka komentuar përfshirjen e Matilda Duzhës, gruas së deputeti socialist, Luan Duzha në skemën e kontrabandës së cigareve. 

Në postimin e tij, Rusta shkruan se të dy janë në hetim në SPAK dhe vijojnë të paguhen me taksat e popullit. Duke ironizuar, Rusta shprehet se as "Sicilia nuk ishte kështu".

POSTIMI I PLOTË: 

Bashkëshorti Deputet i dyshuar për krime zgjedhore

e Shoqa DOGANIERE me masë sigurie për kontrabandë

të dy në hetim nga SPAK

PO AS SICILIA SISHTE KËSHTU

TË DY VIJOJNË PAGUHEN ENDE NGA TAKSAT E POPULLIT EUROPIAN

Jepi Luan DUZHA SKA KOHË PËR PUSHIM

Gjykata e Posaçme ka firmosur disa urdhërarreste dhe urdhra ndalimi me kërkesë të SPAK, në kuadër të goditjes së një grupi kriminal që kontrabandonte cigare. Një nga 20 personat për të cilët GJKKO ka caktuar urdhër ndalimi dhe masën "detyrim paraqitje" është shtetasja Matilda Duzha, punonjëse e doganave. Ajo dyshohet për kryerjen e veprës penale "Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore", "Grupi i strukturuar iminal", si dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar minal". Matilda Duzha ështe bashkëshortja e deputetit socialist, Luan Duzha. Një ditë më parë, SPAK kreu kontrolle në banesën e deputetit socialist pasi dyshohet se është përfshirë në krim elektoral gjatë fushatës zgjedhore parlamentare të 11 Majit.

arsen rusta luan duzha matilda duzha

Sondazh

Poll