Aktualitet

Qeveria merr vendimin, miratohet fondi prej 80 mln lekësh për "Durrah City Football Academy”

Në vendimin e qeverisë thuhet se fondacioni “Durrah City Football Academy”, brenda muajit shkurt 2026, duhet të dërgojë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit raportin e shpenzimeve të realizuara për vitin 2025, të miratuar nga bordi drejtues i fondacionit.

28 Maj 2025, 22:00 Nga r.ll
Qeveria merr vendimin, miratohet fondi prej 80 mln lekësh për
foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme ka miratuar fondin prej 80 milionë lekësh për financimin e shpenzimeve të ushtrimit të veprimtarisë së fondacionit “Durrah City Football Academy”. 

Në vendimin e qeverisë thuhet se fondacioni “Durrah City Football Academy”, brenda muajit shkurt 2026, duhet të dërgojë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit raportin e shpenzimeve të realizuara për vitin 2025, të miratuar nga bordi drejtues i fondacionit.

Fondet buxhetore, thuhet në VKM, do të jenë subjekt i rregullave të menaxhimit financiar dhe kontrollit, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Sportit është ngarkuar me zbatimin e tij.

VENDIM PËR FINANCIMIN E VEPRIMTARISË SË FONDACIONIT “DURRAH CITY FOOTBALL ACADEMY” PËR VITIN 2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 7, pika 2, dhe 19, pika 4, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Përdorimin e fondit prej 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) lekësh, të miratuar në buxhetin e vitit 2025 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në programin buxhetor 08140 “Për zhvillimin e sportit”, në llogarinë ekonomike 604 “Transferta të brendshme”, për financimin e shpenzimeve të ushtrimit të veprimtarisë së fondacionit “Durrah City Football Academy”.

2. Fondi i përcaktuar, sipas pikës 1 të këtij vendimi, transferohet në llogarinë e fondacionit, në bankën e nivelit të dytë.

3. Fondacioni “Durrah City Football Academy”, brenda muajit shkurt 2026, dërgon në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit raportin e shpenzimeve të realizuara për vitin 2025, të miratuar nga bordi drejtues i fondacionit.

4. Fondet buxhetore, që do t’i akordohen fondacionit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, duhet t’u nënshtrohen rregullave të menaxhimit financiar dhe kontrollit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin financiar dhe kontrollin.

5. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

durrah city football academy keshilli i ministrave

Sondazh

Poll