Aktualitet

“Dritan Gjika, kriminel atipik, i ekspozuar për lidhjet politike”/ Hoxha: Kokaina sot është një nga 3 bizneset më të mëdha në planet

I ftuar në emisionin "Log" në News 24, Hoxha tha se jo çdo narkotrafikant është dhe vrasës. Ndër të tjera gazetari theksoi se kokaina sot është një nga 3 bizneset më të mëdha në planet.

27 Maj 2025, 22:42 Nga E. D
“Dritan Gjika, kriminel atipik, i ekspozuar për lidhjet
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha duke folur për kapjen e Dritan Gjikës në Abu Dhabi, u shpreh se Gjika është një kriminel shqiptar atipik që merret me narkotrafik por ai nuk është bosi i mafies në Ekuador. I ftuar në emisionin "Log" në News 24, Hoxha tha se jo çdo narkotrafikant është dhe vrasës. Ndër të tjera gazetari theksoi se kokaina sot është një nga 3 bizneset më të mëdha në planet.

"Dritan Gjika, shkodrani e ka nofkën, është një kriminel shqiptar atipik. Është marrë me narkotrafik. Jo çdo narkotrafikant është dhe vrasës. Ata që janë gjatë në lojë, nuk e ngatërrojnë biznesin. Kur del ai i çmenduri në Venezuelë, dhe thotë se po na prish zgjedhjet mafia shqiptare. Ky njeri është ekspozuar për lidhje politike që pati. Nuk është bosi i mafies. Kokaina sot është një nga 3 bizneset më të mëdha në planet.

Gjika u fuqizua sidomos kur erdhi presidenti nga e djathta politike e  Ekuadorit  që ishte Ceo i bankës. Jo cdo shqiptar në Venezuelë është trafikant. Ata që drejtojnë rrugët e kokainës nuk kanë pasaportë shqiptare. Ky personi për shkak të lidhjeve pati akses, por presidenti aktual që është sot në Venezuelë, është betuar se do të godasë komunitetin shqiptar," tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll