Bota

Trump quajti të çmendur kreun e Kremlinit, Macron: Presidenti amerikan po fillon të kuptojë gënjeshtrat e Putin për Ukrainën!

Presidenti francez e bëri këtë deklaratë pas një postimi të Trump në rrjetet sociale, në të cilin Presidenti amerikan e quajti Putinin të “çmendur plotësisht”.

26 Maj 2025, 14:51 Nga M.B
Trump quajti të çmendur kreun e Kremlinit, Macron: Presidenti
Emmanuel Macron

VIETNAM- Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi gjatë vizitës së tij në Vietnam se presidenti amerikan Donald Trump po fillon të kuptojë gënjeshtrat e udhëheqësit rus Vladimir Putin në lidhje me Ukrainën. 

Presidenti francez e bëri këtë deklaratë pas një postimi të Trump në rrjetet sociale, në të cilin Presidenti amerikan e quajti Putinin të “çmendur plotësisht”. Ndër të tjera Marcon shtoi se shpreson që zemërimi i Trump ndaj Putinit “të shndërrohet në veprim”.

“Donald Trump po fillon të kuptojë gënjeshtrat e udhëheqësit rus Vladimir Putin në lidhje me Ukrainën”, tha Macron gjatë vizitës së tij në Vietnam.

emmanuel macron

Sondazh

Poll