Bota

Të shtëna me armë në Karolinën e Jugut, plagosen 11 persona

Sipas informacioneve fillestare, ky është një incident i izoluar, megjithatë rrethanat në të cilat ndodhi incidenti i përgjakshëm mbeten të panjohura, ndërsa autori i krimit mbetet i zhdukur.

26 Maj 2025, 08:15 Nga N.F
Të shtëna me armë në Karolinën e Jugut, plagosen 11
Foto

SHBA- Një alarm u dha të dielën në mbrëmje në zonën e Little River në Karolinën e Jugut kur një person i panjohur hapi zjarr, duke rezultuar në plagosjen e të paktën 11 personave dhe dërgimin në spital.

Të shtënat ndodhën në një zonë banimi ku ka kryesisht biznese lundrimi me varka. Incidenti u soll në vëmendjen e autoriteteve kur ato filluan të merrnin raportime për qytetarë që nxitonin për në spital me automjetet e tyre.

Sipas informacioneve fillestare, ky është një incident i izoluar, megjithatë rrethanat në të cilat ndodhi incidenti i përgjakshëm mbeten të panjohura, ndërsa autori i krimit mbetet i zhdukur. Ndërkohë, një oficer policie që nxitoi në vendngjarje qëlloi veten aksidentalisht në këmbë dhe është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme.

të shtëna me armë në karolinën e jugut

Sondazh

Poll