Bota

“Lutja jonë përfshin të gjitha popujt që vuajnë për shkak të luftës!" Papa Leon XIV, apel për paqe: Dialogu kërkon këmbëngulje

Nëse ditët e kaluara Papa i ri kishte vënë në dispozicion Vatikanin si një vend ku armiqtë mund të negociojnë, Robert Francis Prevost nuk resht së luturi për paqen edhe tani që Moska ka refuzuar mundësinë e një takimi për Ukrainën në Romë.

26 Maj 2025, 08:45 Nga M.B
“Lutja jonë përfshin të gjitha popujt që vuajnë
Papa Leon XIV

VATIKAN- Papa Leoni XIV bën sërish thirrje për paqe në botë në veçanti drejtuar atyre që mbajnë përgjegjësi politike. Nëse ditët e kaluara Papa i ri kishte vënë në dispozicion Vatikanin si një vend ku armiqtë mund të negociojnë, Robert Francis Prevost nuk resht së luturi për paqen edhe tani që Moska ka refuzuar mundësinë e një takimi për Ukrainën në Romë.

“Lutja jonë përfshin të gjitha popujt që vuajnë për shkak të luftës. T’i kërkojmë Zotit kurajë dhe këmbëngulje për të gjithë ata që janë të angazhuar në dialog dhe në kërkimin e sinqertë të paqes”, tha Leon XIV në lutjen Regina Coeli dje në mesditë, të parën që ai e recitoi nga dritarja e pallatit apostolik.

Tema e paqes përshkoi gjithë ditën e Papës, i cili dje u vendos zyrtarisht si ipeshkëv i Romës, duke marrë në zotërim, mes duartrokitjeve të besimtarëve, katedrën e tij në San Giovanni in Laterano. Pasditja Papës nisi në Kapitolin, ku bëri ndalesën tradicionale për të nderuar qytetin e Romës. Prevost riktheu një traditë të lashtë: një ndalesë të shkurtër në Piazza dell’Aracoeli, në fund të shkallëve të Mikelanxhelos, përgjatë "udhëtimit" që Papët bënin për të shkuar drejt Lateranit.

Gjatë meshës, Prevost përmendi Gjon Palin I, Papën që qeverisi vetëm për 33 ditë, i fundit që kishte ndaluar në Kapitol.

“Mund t’ju siguroj se ju dua, se dëshiroj vetëm të hyj në shërbimin tuaj dhe të vë në dispozicion të gjithëve forcat e mia të pakta, atë pak që kam dhe që jam”, tha ai.

papa leon xiv

Sondazh

Poll