Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku humbën jetën tre shqiptarët

Sipas mediave të huaja, ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, (25 maj), ndërsa ata po ktheheshin nga një festë familjare kur minibusi me gjithsej nëntë pasagjerë doli nga rruga dhe u përmbys disa herë.

25 Maj 2025, 20:45 Nga E. D
Aksidenti në Gjermani/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku humbën
pamje nga aksidenti

GJERMANI- Një aksident i rëndë u raportua në Koblenz të Gjermanisë, ku tre shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë mnetën të plagosur. Siç shihet edhe në pamje minibusi me të cilin po udhëtonin shqiptarët ka dal nga rruga.

 

Sipas mediave të huaja, ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, (25 maj), ndërsa ata po ktheheshin nga një festë familjare kur minibusi me gjithsej nëntë pasagjerë doli nga rruga dhe u përmbys disa herë.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se është njoftuar nga autoritetet gjermane për aksidentin e rëndë, ndërsa po ndiqen nga afër zhvillimet në lidhje me aksidentin. Asnjë automjet tjetër nuk u përfshi në aksident, ndërsa një zëdhënës i policisë e cilësoi aksidentin si shumë të rëndë.

aksident ne gjermani

Sondazh

Poll