Bota

Von der Leyen pas telefonatës me Trump: Na duhet kohë deri më 9 qershor për një marrëveshje të mirë

Me anë të një postimi, Presidentja e Komisionit Evropian tha se kishte një telefonate të mirë me presidentin amerikan.

25 Maj 2025, 22:54 Nga E.d

Von der Leyen pas telefonatës me Trump: Na duhet kohë deri më 9

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump dhe kërkoi kohë deri më 9 korrik për të arritur një marrëveshje të mirë tregtare. Me anë të një postimi, Presidentja e Komisionit Evropian tha se kishte një telefonate të mirë me presidentin amerikan.

“BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë marrëdhënien më të rëndësishme dhe më të ngushtë tregtare në botë. Evropa është gati të çojë përpara bisedimet shpejt dhe me vendosmëri”, shkroi von der Leyen, duke shtuar se për të arritur një marrëveshje të mirë, do iu duhet kohë deri më 9 korrik”.

Presidenti amerikan kishte njoftuar vendosjen e tarifave shtesë prej 50% ndaj Bashkimit Evropian nga 1 qershori, në një postim në Truth Social, duke vënë në dukje se negociatat me udhëheqjen e Unionit janë joefektive.

donald trump

Sondazh

Poll