Bota

E rëndë në Alpet Zvicerane/ Pesë skiatorë gjenden të vdekur në male pranë një resorti luksoz

Alarmi u ngrit të shtunën, kur ski të braktisura u zbuluan në një lartësi rreth 4,000 metrash mbi nivelin e detit.

25 Maj 2025, 16:44 Nga E. D
E rëndë në Alpet Zvicerane/ Pesë skiatorë gjenden
foto ilustruese

ZVICËR- Pesë skiatorë janë gjetur të pajetë pranë majës Rimpfischhorn në Alpet Zvicerane, pas një operacioni intensiv kërkimi nga shërbimet e emergjencës. Alarmi u ngrit të shtunën, kur ski të braktisura u zbuluan në një lartësi rreth 4,000 metrash mbi nivelin e detit.

Ekipet e shpëtimit, përmes kërkimeve ajrore dhe tokësore, zbuluan trupat pranë akullnajës Adlergletscher, në rajonin jugperëndimor të Zvicrës, afër kufirit me Italinë veriore.

Gjithashtu autoritetet njoftuan se identiteti i viktimave nuk është konfirmuar ende, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në zhvillim. Sipas ekipit të shpëtimit trupat e pesë skiatorëve janë gjetur në malet pranë resortit luksoz të Zermatt në Zvicër.

zvicer

Sondazh

Poll