Aktualitet

10 familje të fshatit Përbreg 6 muaj pa ujë të pijshëm/ Banori: Ka pas ditë që kam mbushur edhe nëpër lokale! Bashkia bën vetëm premtime...

Sipas tij, të njëjtin problem e kanë edhe nëntë familje të tjera të fshatit, të cilat, njësoj si ai, mbushin ujë në qytet. Gjithashtu Matmuja thotë se Bashkia dhe Ujësjellësi thonë se janë në dijeni të problemit dhe se po punojnë për të rikthyer furnizimin me ujë të pijshëm për 10 familjet e fshatit Përbreg.

25 Maj 2025, 17:00 Nga E. D
10 familje të fshatit Përbreg 6 muaj pa ujë të pijshëm/
foto ilustruese

KUKËS- Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg, prej më shumë se 6 muajsh niset me bidonë bosh drejt qytetit të Kukësit jo për të punuar, por për të siguruar ujin e pijshëm Babai i 11 fëmijëve shprehet se ka kërkuar ndihmë nga Bashkia dhe Ujësjellësi, por ka marrë vetëm premtime.

Sipas tij, të njëjtin problem e kanë edhe nëntë familje të tjera të fshatit, të cilat, njësoj si ai, mbushin ujë në qytet. Gjithashtu Matmuja thotë se Bashkia dhe Ujësjellësi thonë se janë në dijeni të problemit dhe se po punojnë për të rikthyer furnizimin me ujë të pijshëm për 10 familjet e fshatit Përbreg.

“Kemi 6 muaj pa ujë të pijshëm. Unë vijë çdo ditë këtu, fal xhamisë që na jep ujë, ka pas ditë që kam mbushur edhe nëpër lokale ujë. Ne jemi afro 9 familje dhe nuk po gjejmë rrugë zgjedhje. Shkojmë te bashkia na thonë se do bëhet shkojmë të ujësjellësi na thonë se nuk është punë për ne. Jemi ankuar të them të drejtën por kush na kryen pune?", tha Xhemal Matmuja, banor i fshatit.

xhemal matmuja

Sondazh

Poll