Aktualitet

Zjarr në Lazarat/ Rrezikohen disa banesa, era favorizon përhapjen e flakëve

Gjithashtu flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesat pranë zonës së djegur, duke krijuar panik te banorët.

25 Maj 2025, 17:10 Nga E. D
Zjarr në Lazarat/ Rrezikohen disa banesa, era favorizon përhapjen e
pamje nga zjarri

GJIROKASTËR- Një zjarrë ka përfshirë pasditen e sotme lagjen Kordhocë të njësisë administrative Lazarat. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me barëra të thata. Gjithashtu flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesat pranë zonës së djegur, duke krijuar panik te banorët.

Po ashtu era e fortë ka favorizuar edhe më shumë përhapjen e zjarrit. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të MNZ Gjirokastër, të cilët konstatuan se zjarri ishte në përmasa të mëdha. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

lazarat zjarr

Sondazh

Poll