Aktualitet

Zyrtari amerikan, vizitë 5 ditore në Shqipëri, takim edhe me kreun e SPAK: Prioritet lufta e karteleve, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracionit të paligjshëm

Bëhet me dije se prioriteti dhe fokusi i bisedimeve ishin bashkëpunimi i mëtejshëm, forcimi i partneritetit, eliminimi i karteleve, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracioni i paligjshëm.

23 Maj 2025, 20:45 Nga M.B
Zyrtari amerikan, vizitë 5 ditore në Shqipëri, takim edhe me
Foto nga takimi

TIRANA- Ndihmësdrejtori i ICITAP në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, Stephen Fields ka zhvilluar një vizitë 5-ditore në Shqipëri ku kreu takime me krerë të lartë të institucioneve ligjzbatuese dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Bëhet me dije se prioriteti dhe fokusi i bisedimeve ishin bashkëpunimi i mëtejshëm, forcimi i partneritetit, eliminimi i karteleve, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracioni i paligjshëm.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ndau sot një njoftim zyrtar për këtë vizitë dhe takimet e Fields dhe delegacionit që e shoqëronte, ku thuhet se ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të Amerikës fenomenet e përmendura më lartë. Ambasada shton se takime u zhvilluan me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, kreun e SPAK, Altin Dumani, drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose, kryepolicin Ilir Proda, drejtorin e AMP, Florian Sulejmani.

"Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë", thuhet në postim.

Njoftimi i plotë:

Ambasada e ShBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj. Gjatë vizitës së tij, Z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të  institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë. Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm.

Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë. Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.

Zyrtari amerikan, vizitë 5 ditore në Shqipëri, takim edhe me

shba shqiperi

Sondazh

Poll