Aktualitet

"Dalin gazetat sot! Vdekshin ishalla mot***.../ Operacioni "Ura", zbardhen bisedat e Orges Mollës në SKY ECC për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë në Itali!

Nga përgjimet e SKY ECC rezulton se dy vëllezërit furnizoheshin me lëndë narkotike nga Orges Molla, pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe nga një person i paidentifikuar.

23 Maj 2025, 18:31 Nga E. D
"Dalin gazetat sot! Vdekshin ishalla mot***.../ Operacioni
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e përgjimeve të rrjetit kriminal që u ç’montua nga operacioni "Ura". Në një pjesë të dosjes flitet për arresimin e dy vëllezërve nga Elbasani Marjo Ndini dhe Gasper Ndini, të cilët ranë në prangat e autoriteteve italiane më datë 18 shkurt të vitit 2021 për transport dhe shitje të lëndëve narkotike.

Nga përgjimet e SKY ECC rezulton se dy vëllezërit furnizoheshin me lëndë narkotike nga Orges Molla, pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe nga një person i paidentifikuar. Pas arrestimit të dy vëllezërve Orges Molla ka komunikuar në SKY ECC me një person të paidentifikuar, i regjistruar në platformë me emrin “FXG13J”.

PJESË NGA DOSJA: 


Ne analize të bisedave në aplikacionin SkyECC, më datën 18.02.2021, 10:05 përdoruesi i SKYEÇ “H11QJ2”, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin FXG13J  i paidentifikuar, në lidhje me arrestimin e dy vëllezërve, të cilët ishin duke transportuar lëndë narkotike, dhe ishin nisur nga Bergamo.

Biseda e pasqyruar si më poshtë:

H11QJ2: o shpirot mjes

FXG13J:Tu mush teli

H11QJ2: he me lal ca u bo.. po lal hajde pim kafe ke shpia ime poshtë…perballe tatimeve jam

FXG13J: ja se po vi… i kan kap

H11QJ2: mosss

FXG13J: ja dalin gazetat sot

H11QJ2: pfff

FXG13J: Dy vëllezër dhe pakot

Përdoruesi i SKYECC FXGI3J, i paidentifikuar, në ditën 20.02.2021, rreth orës 21:45 i dërgon përdoruesit të SKYECC “H11QJ2” identifikuar si Orges Molla, fotografi nga lajmi për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë nga policia italiane. Biseda e pasqyruar si më poshtë:

FXG13J (dërgon fotografinë e lajmit të sekuestrimit)
H11QJ2: Vdekshin ishalla motërq*mat

operacioni ura

Sondazh

Poll