23 Maj 2025, 20:28
Nga M.B
Foto ilustruese
PEQIN- Pas denoncimit për krime zgjedhore n një lokal në fshatin Pekisht, në Peqin, Policia ka njoftuar se ka gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Në njoftim thuhet se është sekuestruar dhe portofoli i pronari të lokalit, Dervish Beqirit, me 280 000 lekë. Gjithashtu Policia bën me dijes e gjatë kontrollit në banesën e Dervish Beqirit janë gjetur një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive).
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë më datë 22.05.2025, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit.
Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit Dervish Beqiri, janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Gjithashtu, është sekuestruar portofoli i shtetasit D. B., me 280 000 lekë. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Dervish Beqiri janë gjetur një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive).
Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Dervish Beqiri, për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.
peqin
Aktualitet
23 Maj 2025, 20:15
M.B
Armand Tragaj
TIRANA- Avokati dhe ish-sekretari i Partisë Socialiste i Këshillit Bashkiak Durrës, Armand Tragaj, i cili u arres...
Aktualitet
23 Maj 2025, 19:52
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Posaçme është tërhiqur për vendim në dhomë këshillimi pasi ka dëgjuar...
Aktualitet
23 Maj 2025, 19:27
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Teatri Kombëtar festoi 80-vjetorin, pa skenë dhe pa kujtuar shembjen e datës 17 maj 2020. Ironia e fatit, ky te...
Aktualitet
23 Maj 2025, 18:53
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pas një ngadalësimi të lehtë në muajin mars, Prilli ka sjellë sinjale pozitive për sektorin e tu...
Aktualitet
23 Maj 2025, 18:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e përgjimeve të rrjetit kriminal që u ç’montua ng...
Aktualitet
23 Maj 2025, 18:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e përgjimeve të rrjetit kriminal që u ç’mon...
Aktualitet
23 Maj 2025, 18:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarë...
Aktualitet
23 Maj 2025, 17:59
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Pas operacionit "Ura" zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, tashmë kanë dalë edhe bisedat në SKY ECC...
Aktualitet
23 Maj 2025, 17:53
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarë...
Aktualitet
23 Maj 2025, 17:26
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Pas operacionit "Ura" zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, tashmë kanë dalë edhe bisedat në SKY ECC...