Aktualitet

Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me vëllanë/ Në pranga 32-vjeçari në Kukës

Konkretisht 32-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

23 Maj 2025, 16:12 Nga E. D
Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me
foto ilustruese

KUKËS- Një 32- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një vit më parë në lagjen “Gostil”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës, për motive të dobëta, kushëririn e tyre. Konkretisht 32-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës së bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Kukës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi E. K., 35 vjeç (i arrestuar më parë), më datë 15.06.2024, në lagjen “Gostil”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës, për motive të dobëta, kushëririn e tyre, shtetasin A. C.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

policia e kukesit

Sondazh

Poll