Aktualitet

Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja/ Shpallet në kërkim 27-vjeçarja në Vlorë

Dyshohet se e reja me datë 19 maj të këtij viti është përfshirë në një aksident që ka dëmtuar një vazjë të mitur. Mësohet se pas përplasjes, autorja e dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

23 Maj 2025, 13:48 Nga M.L
Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja/ Shpallet
Foto ilustruese

VLORË- Një 27-vjeçare është shpallur në kërkim ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Dyshohet se e reja me datë 19 maj të këtij viti është përfshirë në një aksident që ka dëmtuar një vazjë të mitur. Mësohet se pas përplasjes, autorja e dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë dhe Sarandë kanë referuar çështjen në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen E. B., 27 vjeçe, banuese në Vlorë. Ajo dyshohet se më datë 19 maj 2025 është përfshirë në një aksident, ku është dëmtuar një vajzë e mitur. Pas përplasjes, drejtuesja e mjetit është larguar nga vendngjarja. Vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.”

policia e vlores

Sondazh

Poll