Aktualitet

Intensifikohen kontrollet nga Policia Rrugore e Elbasanit/ Arrestohen 16 drejtues mjetesh dhe vendosen 5631 masa administrative (VIDEO)

Mësohet se si rezultat i kontrolleve gjatë periudhës 1–22 maj 2025 janë arrestuar 16 drejtues automjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë. Sakaq janë vendosur edhe 5631 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve.

23 Maj 2025, 14:13 Nga M.L
Intensifikohen kontrollet nga Policia Rrugore e Elbasanit/ Arrestohen 16
Foto ilustruese

ELBASAN- Policia Rrugore e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin me mjete bashkëkohore në të gjitha akset. Mësohet se si rezultat i kontrolleve gjatë periudhës 1–22 maj 2025 janë arrestuar 16 drejtues automjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë. Sakaq janë vendosur edhe 5631 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia Rrugore e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin me mjete bashkëkohore, në të gjitha akset.

Si rezultat, gjatë periudhës 1–22 maj 2025, janë arrestuar 16 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, janë vendosur 5631 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve, si më poshtë:

•1364 drejtues janë ndëshkuar për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë;
•147 për drejtim mjeti pas përdorimit të alkoolit;
•481 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
•1221 për kryerje parakalimesh të gabuara;
•178 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•925 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
•92 për xhama të errësuar;
•356 për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
•867 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

 

policia rrugore e elbasanit

Sondazh

Poll