23 Maj 2025, 12:32
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se si rezultat i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimi futi në parlament 28 deputetë. Në një konferencë për mediat, Berisha ka denoncuar me emra konkretë nga kandidatët e PS-së; Sara Mile, Arkend Balla, Ani Dyrmishi dhe Blendi Xhabafti. Berisha tha se vetëm tre nga këta kandidatë ose katër nga këta kandidatë, kanë 80 mijë vota të regjistruara.
"11 Maji, do ndalem vetëm në një aspekt. Në aspektin me të cilin fillova. Ky shtet është ndërmarrje e përbashkët me krimin e organizuar. Krahas patronazhistëve, krahas blerjes publike të votave, bota e krimit në këto zgjedhje ishte më zyrtare se kurrë. Ishte zyrtare! Ajo veproi në ombrellën e prokurorisë dhe politikës, Edi Ramës, me të gjithë mjetet e veta. Bandat në qytetet e mëdha të vendit, por jo vetëm ato, arritën të fusin në parlament, të punojnë për 28 deputetë. Para jush, në fushatë, unë kam denoncuar bashkërendimin e bandave të Durrësit dhe Elbasanit, darkat e shpeshta tek një lokal në Shkëmbin e Kavajës, në mos gabohem diçka me kuajt ka ky lokal, ku darkonin së bashku Ergys Agasi, Elvis Doçi, Suel Çela, Vangjush Dako. Tani, pas këtij denoncimi, ata u transferuan nga lokali Kodra e Kuajve, tek shtëpia e Dakos në Bllok. Aty janë organizuar të gjitha takimet.
Këto janë të gjitha të denoncuara. Tani, të pyesim pak shqiptarët, të kujt janë votat? Vetëm tre nga këta kandidatë ose katër nga këta kandidatë, kanë 80 mijë vota të regjistruara. Kampion është natyrisht Sara Mile. Kampion është Arkend Balla. Kampion është Ani Dyrmishi. Kampion është Blendi Xhabafti. Këta të katër së bashku bëjnë rreth 80 mijë vota dhe këta janë vetëm pararoja e kontingjentit të krimit të 28 deputetëve që bandat morën urdhër nga Edi Rama për t’i mbështetur. Avoketërve të farsës elektorale të narkoqeverisë u them se duke mbrojtur farsën, kryeni një krim të shëmtuar kundër lirive më themelore të qytetarëve shqiptarë. Dhe dëshmoheni më mercenarë se çdo lloj mercenari tjetër. Shtroj edhe njëherë pyetjen, të kujt janë 80 mijë vota të deputetëve të partisë së krimit? Të kujt janë? Një lidhje e plotë dhe totale me pushtetin," tha Berisha.
sali berisha
Politike
23 Maj 2025, 12:25
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin një farsë elektorale....
Politike
23 Maj 2025, 11:44
M.L
Foto ilustruese
KOSOVË- Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, duke shënuar dështimin e 20-të më...
Politike
23 Maj 2025, 10:42
r.ll
kallas, kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur nisjen e heqjes së masave ndë...
Politike
23 Maj 2025, 09:56
Davide Carlucci
sali berisha
TIRANË- Sali Berisha nuk dorëzohet dhe, 11 ditë pas numërimit të votave që i dhanë fitoren kryeministrit ak...
Politike
23 Maj 2025, 09:07
Besar Likmeta
foto ilustruese
TIRANË- Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i...
Politike
22 Maj 2025, 22:59
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa u pyet nës PD ka shans të vijë më në pus...
Politike
22 Maj 2025, 22:52
M.B
Ilir Alimehmeti
TIRANA- Ish-kandidati për deputet i PD-së në Tiranë Ilir Alimehmeti foli sot lidhur me zhvillimet e fundit t&...
Politike
22 Maj 2025, 22:45
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 11 majit theksoi se zarfat e votës nga ...
Politike
22 Maj 2025, 22:34
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke komentuar zgjedhjet e 11 majit u pyet për Aleancën për S...
Politike
22 Maj 2025, 22:31
M.B
Ilir Alimehmeti
TIRANA- Ish-kandidati për deputet i PD-së në Tiranë Ilir Alimehmeti u pyet sot nëse do të merrte mandat...