21 Maj 2025, 17:32
Nga M.L
Dmitry Peskov
RUSI- Moska do të hartojë një listë të veçantë me kushte për një armëpushim në Ukrainë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
"Nuk do t'ju them asgjë me siguri tani. Pa dyshim, do të ketë një listë të veçantë kushtesh për armëpushimin. Një marrëveshje për këtë u arrit në Stamboll", u tha ai gazetarëve, sipas Tass.
Dmitry Peskov e bëri këtë deklaratë kur iu kërkua të sqaronte nëse do të ketë një dokument të veçantë për një plan të mundshëm armëpushimi apo nëse ai do të përfshihet në një memorandum të një marrëveshjeje të ardhshme paqeje.
Rubio: "Po presim kushtet e Rusisë"
Më herët, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ia hodhi topin Moskës, duke deklaruar se pret që Rusia të paraqesë kushtet e saj për një armëpushim të mundshëm në Ukrainë "brenda pak ditësh".
"Në një moment, ndoshta së shpejti, ndoshta pas disa ditësh, ndoshta brenda një jave, pala ruse do të paraqesë kushtet që dëshiron të shohë" të përmbushura në mënyrë që të shpallet një armëpushim," tha Rubio duke iu drejtuar një komisioni të Senatit të martën.
Kreu i diplomacisë amerikane shpjegoi se afati kohor të cilit ai iu referua rrjedh si nga telefonata e Presidentit Donald Trump me homologun e tij Vladimir Putin të hënën, ashtu edhe nga biseda e tij gjatë fundjavës me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Moska do t'i referohet "kushteve të përgjithshme që do të na lejonin të ecim drejt një armëpushimi dhe ky armëpushim do të na lejonte më pas të fillonim negociata të hollësishme për t'i dhënë fund luftës", siguroi Sekretari i Shtetit i SHBA-së.
"Shpresojmë që kjo të ndodhë. Ne besojmë se plani që rusët do të vënë në tryezë do të na tregojë shumë për qëllimet e tyre të vërteta. Nëse është një plan veprimi realist dhe ne mund të punojmë mbi të, kjo është një gjë. Nëse përmban kërkesa që ne e dimë se janë jorealiste, mendoj se kjo do të ishte zbuluese", vazhdoi ai.
Pas bisedës me Putinin, Trump njoftoi se Rusia dhe Ukraina ishin gati të fillonin negociata “të menjëhershme” për të përfunduar një marrëveshje armëpushimi. Presidenti rus, më i kujdesshëm, tha se Rusia do të paraqiste një "memorandum" për një marrëveshje të mundshme paqeje në të ardhmen.
dmitry peskov
Bota
21 Maj 2025, 17:24
M.L
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Në një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Volodymyr Zelensky&nb...
Bota
21 Maj 2025, 16:58
M.L
Foto ilustruese
UKRAINË- Më shumë se 49,000 njerëz janë arrestuar në Ukrainë për përpjekje...
Bota
21 Maj 2025, 16:48
M.L
Maria Jose Estupinan Sanchez
KOLUMBI- Vetëm disa ditë pasi influencuesja meksikane Valeria Marquez u qëllua për vdekje gjatë nj&eu...
Bota
21 Maj 2025, 16:38
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Kanadaja është në negociata me Shtetet e Bashkuara për pjesëmarrje të mundshme në sistemin e ...
Bota
21 Maj 2025, 14:59
N.F
Putin
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e bëri një vizitë të papritur të mërkurën në rajonin Kursk t&...
Bota
21 Maj 2025, 14:17
N.F
Starmer dhe Mickoski
ANGLI- Maqedonia e Veriut pritet të bëhet vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nënshkruan marrëv...
Bota
21 Maj 2025, 14:11
N.F
Massimo Coppola
ITALI- Kryetari i bashkisë së Sorrentos në Italinë jugore, Massimo Coppola është vën...
Bota
21 Maj 2025, 14:04
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Rritja e shqetësimit të investitorëve në lidhje me rrezikun që paraqesin asetet amerikane pas vendosjes s...
Bota
21 Maj 2025, 13:43
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SPANJË- Andriy Portnov, një ish-zyrtar i lartë ukrainas dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presiden...
Bota
21 Maj 2025, 13:29
r.ll
papa leoni
VATIKAN- Papa Leoni XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit ta lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rrip...