Putin vizitë në Kursk mes kritikave se po zvarrit bisedimet për paqe me Ukrainën
Putin RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e bëri një vizitë të papritur të mërkurën në rajonin Kursk t&...
Siç u tha nga zyra e kryeministrit kanadez Mark Carney, bisedimet me SHBA-në janë duke vazhduar dhe përfshijnë si iniciativat ekzistuese ashtu edhe ato të reja të sigurisë, përfshirë "Kupolën e Artë". Lajmi vjen mes konsultimeve intensive për të shqyrtuar marrëdhëniet tregtare dhe të mbrojtjes midis dy vendeve.
SHBA- Kanadaja është në negociata me Shtetet e Bashkuara për pjesëmarrje të mundshme në sistemin e planifikuar antiraketë "Kupola e Artë", të cilin e njoftoi Donald Trump, që synon të kundërshtojë "kërcënimet ajrore të gjeneratës së ardhshme".
Siç u tha nga zyra e kryeministrit kanadez Mark Carney, bisedimet me SHBA-në janë duke vazhduar dhe përfshijnë si iniciativat ekzistuese ashtu edhe ato të reja të sigurisë, përfshirë "Kupolën e Artë". Lajmi vjen mes konsultimeve intensive për të shqyrtuar marrëdhëniet tregtare dhe të mbrojtjes midis dy vendeve.
Trump njoftoi nisjen e programit të martën, duke zbuluar se investimi fillestar do të arrijë në 25 miliardë dollarë, ndërsa kostoja totale pritet të arrijë në 175 miliardë dollarë deri në fund të mandatit të tij.
"Kanadaja shprehu interes për të marrë pjesë. Ata gjithashtu duan mbrojtje, si gjithmonë, ne po e ndihmojmë Kanadanë", tha Trump.
Sistemi i ri mbrojtës, i frymëzuar pjesërisht nga Kupola e Hekurt Izraelite, do të përfshijë sensorë dhe interceptorë në orbitë, duke synuar të interceptojë raketa edhe nga lëshimet në hapësirë ose nga ana tjetër e planetit. Megjithatë, zbatimi i një plani kaq ambicioz mbi një zonë kaq të madhe gjeografike ka ngjallur skepticizëm midis analistëve ushtarakë.
Redaktori i mbrojtjes i The Economist, Shashank Joshi, vuri në dukje se programi do të kërkonte "mijëra satelitë për të zbuluar dhe ndjekur kërcënimet, si dhe armë interceptuese në orbitë". Pavarësisht vendosmërisë së Pentagonit amerikan, ai vlerësoi se është jorealiste të përfundojë plani brenda mandatit presidencial të Trump, ndërsa kostoja e tepruar mund të thithë një pjesë të madhe të buxhetit të mbrojtjes së SHBA-së.
Putin RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e bëri një vizitë të papritur të mërkurën në rajonin Kursk t&...
Starmer dhe Mickoski ANGLI- Maqedonia e Veriut pritet të bëhet vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nënshkruan marrëv...
Massimo Coppola ITALI- Kryetari i bashkisë së Sorrentos në Italinë jugore, Massimo Coppola është vën...
foto ilustruese BRUKSEL- Rritja e shqetësimit të investitorëve në lidhje me rrezikun që paraqesin asetet amerikane pas vendosjes s...
Pamje nga vendi i ngjarjes SPANJË- Andriy Portnov, një ish-zyrtar i lartë ukrainas dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presiden...
papa leoni VATIKAN- Papa Leoni XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit ta lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rrip...
Foto ilustruese GJERMANI- Prokurorët federalë gjermanë kanë ndërmarrë një operacion kundër një celule të ...
Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Ukrainës, Britanisë dhe Polonisë, në Kiev më 10 maj. BRUKSEL- Me bojën...
Foto ilustruese ITALI- Nëntëdhjetë e shtatë anëtarë të mafies kalabreze, Ndragheta dhe një numër bashk&eu...
Foto ilustruese BRAZIL- Vitin e kaluar, zonat tropikale humbën 67 milionë hektarë pyje, një sipërfaqe sa madhësia e Pana...