Bota

VIDEO/ Ekzekutohet në Madrid bashkëpunëtori i ngushtë i ish-presidentit ukrainas Janukoviç, autorët i zunë pritë kur ai po futej në makinë

Sulmi ndodhi rreth orës 09:15 të mëngjesit. Autorët pas ngjarjes u larguan me një motoçikletë në një zonë pyjore. Autoritetet spanjolle nuk kanë bërë ende asnjë arrestim, ndërsa po hetojnë motivet e ekzekutimit.

21 Maj 2025, 13:43 Nga N.F
VIDEO/ Ekzekutohet në Madrid bashkëpunëtori i ngushtë i
Pamje nga vendi i ngjarjes

SPANJË- Andriy Portnov, një ish-zyrtar i lartë ukrainas dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviç u shënjestrua nga sulmues të panjohur të mërkurën në mëngjes. Sipas policisë spanjolle, Portnov u vra në Madrid jashtë Shkollës Amerikane të kryeqytetit spanjoll, pasi u qëllua disa herë në kokë dhe shpinë ndërsa po përgatitej të hipte në makinën e tij.

Sulmi ndodhi rreth orës 09:15 të mëngjesit. Autorët pas ngjarjes u larguan me një motoçikletë në një zonë pyjore. Autoritetet spanjolle nuk kanë bërë ende asnjë arrestim, ndërsa po hetojnë motivet e ekzekutimit.

Në vitin 2010, 51-vjeçari Portnov shërbeu si zëvendëskryetar i administratës presidenciale të Yanukovych dhe kreu i Drejtorisë së Reformës Gjyqësore të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, ai kishte marrë pjesë në Bordin e Drejtorëve të Bankës Qendrore të vendit. Emri i tij ishte i lidhur ngushtë me largimin e Ukrainës nga rruga evropiane dhe forcimin e lidhjeve me Rusinë, një politikë që çoi në protestat masive të vitit 2014 dhe rrëzimin e Janukoviçit.

Pas rënies së regjimit, Portnov u largua nga vendi, ndërsa aktivitetet e tij financiare u vunë nën vëzhgim. Në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara e shtuan atë në listën e sanksioneve që kishin vendosur, duke e akuzuar për korrupsion të përhapur, ryshfet vendimesh dhe minim të reformave institucionale në Ukrainë. Njoftimi përkatës nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së fliste për "akuza të besueshme" për ryshfet në funksionet qeveritare dhe ndërhyrje në drejtësi. Në vitin 2022, disa muaj pas pushtimit rus, Portnov u largua nga Ukraina, pavarësisht një ndalimi udhëtimi për burrat në moshë ushtarake.

andriy portnov

Sondazh

Poll