Bota

Sulm ndaj një autobusi shkolle në Pakistan, humbin jetën 4 fëmijë, mbeten të lënduar disa të tjerë

Balochistani është provinca më e madhe e Pakistanit për nga sipërfaqja, por më e vogla për nga popullsia.

21 Maj 2025, 08:55 Nga r.ll
Sulm ndaj një autobusi shkolle në Pakistan, humbin jetën 4
autobusi

PAKISTAN- Katër fëmijë u vranë pas sulmit që iu bë një autobusi shkolle ushtarake në provincën e trazuar të Balochistanit të Pakistanit, tha të martën një zyrtar qeveritar.

"Autobusi po shkonte në një shkollë për fëmijë ushtarakë në një kamp ushtarak.", tha Yasir Iqbal, komandant i distriktit Khuzdar, ku ndodhi sulmi. Rreth 40 nxënës ishin në autobusin që po shkonte në shkollën, e cila drejtohej nga ushtria, kur ndodhi shpërthimi, tha Iqbal, duke shtuar se kishte të lënduar.

Balochistani është provinca më e madhe e Pakistanit për nga sipërfaqja, por më e vogla për nga popullsia. Ndodhet në Pakistanin jugperëndimor, është shtëpia e rreth 15 milionë njerëzve dhe ka shumë miniera, por është prekur nga një kryengritje për dekada të tëra. Ditët e fundit, katër civilë dhe katër paraushtarakë ishin vrarë tashmë në sulme në të njëjtën provincë.

sulm ne pakistan

Sondazh

Poll