21 Maj 2025, 09:03
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një operacion policor i koduar "Ura" po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës.
Sipas raportimeve, në kuadër të operacionit janë lëshuar 52 urdhërarreste në të dy shtetet. Tre persona raportohet se janë arrestuar deri tani në Fier, Vlorë dhe Durrës. Një prej të arrestuarve është edhe administratori i një shoqërie transporti autobusësh. Ndërkohë urdhërarreste janë lëshuar për avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit.
Operacioni i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, po zhvillohet nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe Autoritetet Shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë së Shqipërisë. Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.
Bëhet me dije se urdhra për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme janë ekzekutuar gjithashtu në Shqipëri dhe Itali, ndërsa vlera e tyre arrin në disa milionë euro. Hetimet janë pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut që synon luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat lëvizin sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.
operacioni ura
Aktualitet
21 Maj 2025, 08:17
r.ll
operacioni ne italoi
TIRANË- Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe s...
Aktualitet
21 Maj 2025, 08:09
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një aksion policor po zhvillohet në qytetin e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Vlorës. Aksioni bëhe...
Aktualitet
21 Maj 2025, 07:51
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një sasi eksplozivi është gjetur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Veliera&rdq...
Aktualitet
21 Maj 2025, 07:24
N.F
Foto
TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se rreth 92% e familjeve shqiptare kishte internet me linja fikse ...
Aktualitet
21 Maj 2025, 07:16
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dh...
Aktualitet
21 Maj 2025, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vra...
Aktualitet
20 Maj 2025, 22:36
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë në Durrës se kanë konstatuar një ...
Aktualitet
20 Maj 2025, 22:08
M.L
Foto nga vendngjarja
ITALI- Arrestimet për trafik droge nga karabinierët e Cesenës vazhdojnë në aksin Shqipëri-Itali, ës...
Aktualitet
20 Maj 2025, 21:13
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Më 7 maj të këtij viti, rreth mesditës, në fshatin Tpla të Krumës në Has ndodhi nj&eu...
Aktualitet
20 Maj 2025, 21:12
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ ...