Aktualitet

Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kërcënoi se do ta vriste/ Arrestohet 45-vjeçari në Fier, në banesë i gjendet një kallashnikov

Gjatë kontrolleve në banesë është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.

21 Maj 2025, 09:07 Nga N.F
Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kërcënoi se do ta vriste/ Arrestohet
Arrestimi

FIER-Një 45-vjeçar është vënë në pranga në Patos. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka dhunuar dhe kanosur me këtë një 26-vjeçare. E reja mësohet se është bashkëjetuese e të arrestuarit.

Në pranga është vënë 45-vjeçari me inicialet I. R. Gjatë kontrolleve në banesë është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

dhune kanosje me jete

Sondazh

Poll