Sport

"Do të kualifikohemi": Guardiola, i sigurt për praninë e Man.Cityt në Champions League

Me dy ndeshje të mbetura në sezonin e Premier League, Manchester City është i gjashti, një pikë pas Aston Villa, Chelsea dhe Newcastle, dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar. Përpara ndeshjes ndaj Bournemouth këtë të martë (ora 21:00), Pep Guardiola mbetet i bindur për kualifikimin e ekipit të tij në Champions League sezonin e ardhshëm.

20 Maj 2025, 15:27 Nga DOSJA
"Do të kualifikohemi": Guardiola, i sigurt për praninë

ANGLI - Pas një sezoni të vështirë në Evropë dhe në kampionat, a mund ta kufizojë Manchester City dëmin dhe të sigurojë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm? Për trajnerin e tij spanjoll Pep Guardiola, nuk ka dyshim për këtë.

Me dy ndeshje të mbetura, “Qyteti Blu” e ka fatin në duart e tij, pasi janë vetëm një pikë prapa Aston Villës, Chelseat dhe Newcastle, të cilat kanë të gjitha nga një ndeshje më pak të zhvilluara.

Përpara përballjes me Bournemouth këtë të martë në mbrëmje (ora 21:00), për ditën e 37-të të Kampionatit, tekniku spanjol është i bindur për shanset e ekipit të tij për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

"Mendoj se do të kualifikohemi, po. Kjo është gjendja ime mendore. Dhe kur kam diçka në mendje, i përmbahem asaj. Mendoj se na duhen dy fitore ose katër pikë për t'u kualifikuar. Ky është hapi i parë drejt përfundimit të tretë në Premier League. Ky është qëllimi im dhe jam absolutisht i sigurt."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll