Sport

Guardiola, i acaruar me Premier League: "Kemi qenë kështu për nëntë vjet..."

Trajneri i Manchester Cityt kritikoi Premier League angleze për caktimin e ndeshjes së parafundit të sezonit vetëm 72 orë pas finales së Kupës FA, në mes të një gare të ngushtë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

17 Maj 2025, 11:30 Nga DOSJA
Guardiola, i acaruar me Premier League: "Kemi qenë kështu

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka kritikuar Premier Leaguen angleze për caktimin e ndeshjes së parafundit të sezonit vetëm 72 orë pas finales së Kupës FA kundër Crystal Palace, në mes të një gare të ngushtë për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

City, i pozicionuar në vendin e gjashtë, ka luajtur një ndeshje më pak se Chelsea (i 4-ti) dhe Aston Villa (i 5-ti), të cilët janë vetëm një pikë mbi katër herë kampionët, ndërsa të treja synojnë të sigurojnë një vend në pesëshen e parë për t'u kualifikuar në garën më të madhe të Evropës.

Kundërshtar i Cityt të martën është Bournemouth i vendit të 10-të, i cili ende ka një shans për të përfunduar në vendin e tetë, gjë që mund t'u japë atyre një vend në raundin play-off të Ligës së Konferencës, nëse City fiton Kupën FA.

"Ne kemi luftuar me këto situata për nëntë vjet, çdo sezon, dhe asgjë nuk funksionon," u tha Guardiola gazetarëve të premten.

"Do të luajmë të martën në mbrëmje kundër një prej ekipeve më intensive, fizike, të drejtpërdrejta dhe të fuqishme në Premier League, Bournemouth, i cili po luan për kualifikim për Europa League ose Konferencën. Do të jetë e vështirë."

Guardiola theksoi vendimin e Premier Ligës për të zhvendosur vizitën e Tottenham Hotspur në Aston Villa nga e diela në të premten, duke u dhënë atyre më shumë kohë për t'u përgatitur për finalen e Europa League të mërkurën kundër Manchester United.

"Premier League mori një vendim të mirë, një vendim shumë të mirë. Ne luajtëm gjithë ditën të mërkurën dhe pastaj të shtunën... nuk kishim nevojë për atë ditë shtesë", tha trajneri.

I lindur në Santpedor, trajneri i Cityt shtoi: "Ata thonë se orari është bërë për televizionin, për të marrë më shumë tifozë ose ndjekës dhe gjëra të tjera. Vitin e kaluar ata kishin më shumë ndjekës në ndeshjen tjetër, jo në tonën. Ata janë të ngopur duke na parë ne."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll