Politike

"A do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë të mbrojë veten?"/ Macron nga Tirana: Përgjigja është po! Duhet të zgjedhim partneritetet

Macron tha më tej se Europa duhet të investojë më shumë në siguri e mbrojtje, teknologji e gjelbër dhe AI. Ai tha se jemi në momentin e së vërtetës duke shtruar pyetjen që a do të bëhemi ne një fuqi e gjelbër dhe e aftë të mbojë veten duke shtuar se përgjigja e kësaj pyetjeje është po dhe ne duhet të zgjedhim partneritetet.

17 Maj 2025, 12:20 Nga M.L
"A do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë të
Emmanuel Macron

TIRANË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka folur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar për të ardhmen e Europës që po zhvillohet sot në Tiranë. Macron u shpreh se duhet te krijojmë një treg të përbashkët në tre sektorë kritikë; financë, energji dhe telekom. Macron tha më tej se Europa duhet të investojë më shumë në siguri e mbrojtje, teknologji e gjelbër dhe AI. Ai tha se jemi në momentin e së vërtetës duke shtruar pyetjen që a do të bëhemi ne një fuqi e gjelbër dhe e aftë të mbojë veten duke shtuar se përgjigja e kësaj pyetjeje është po dhe ne duhet të zgjedhim partneritetet.

"Ne duhet ta trajtojmë tregun e përbashkët në 3 sektorë kritike, financë energji dhe telekom. Duhet të krijojmë një treg të përbashkët në këto sektorë sepse na duhen më shumë kapacitetet që të investojmë. Pjesë e kësaj axhendë janë edhe përparësitë që duhet të kemi sepse besojmë që përveç faktit që nënshfrytëzojmë tregun e përbashkët përdorim më pak edhe burimet e tjera. Kemi më tepër kursime se Kina psh por nuk investohen në kapital dhe inovacion. Kjo vijon prej 90 vitesh.

Europa duhet të investojë në siguri e mbrojtje, teknologji e gjelbër dhe AI. Këto tre fusha do të kërkojnë më shumë investime ndaj na duhet një riformësim i buxhetit të përbashkët. Jemi në momentin e së vërtetës. Duhet të zgjedhim partneritetet. Pyetja a do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë të mbrojë veten? Përgjigja është po," tha Macron.

emmanuel macron forumi nderkombetar ekonomik

Sondazh

Poll