16 Maj 2025, 07:11
Nga M.B
Sheshi "Skënderbej"
TIRANA- Ditën e sotme në Tiranë mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian. Rreth 50 liderë shtetesh dhe qeverish nga mbarë Evropa do të mblidhen në Tiranë për të diskutuar mbi sfidat më të mëdha me të cilat po përballet kontinenti. Nën moton "Evropa e Re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ky forum politik synon të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre jashtë tij, si një platformë e hapur për dialog.
Diskutimet e samitit do të zhvillohen rreth tri tryezave tematike, të cilat reflektojnë orientimin strategjik të Evropës përballë krizave aktuale dhe të ardhshme. Një nga temat kryesore është siguria, me theks të veçantë te mbështetja për Ukrainën dhe përpjekjet për të forcuar kapacitetet e përbashkëta mbrojtëse të kontinentit.
Liderët do të shqyrtojnë gjithashtu se si të mbrohen demokracitë evropiane nga ndërhyrjet e jashtme, përmes qendrueshmërisë institucionale dhe rritjes së transparencës. Një tjetër bosht i rëndësishëm i diskutimit është ndërtimi i një Evrope më konkurruese dhe të qendrueshme ekonomikisht. Kjo përfshin angazhime për investime strategjike, nxitjen e zhvillimit teknologjik, si dhe përshpejtimin e tranzicionit drejt energjive të pastra.
Tema e tretë e samitit në axhendën e Tiranës lidhet me sfidat e mobilitetit dhe fuqizimin e të rinjve. Në një kohë kur migracioni mbetet një çështje e ndjeshme në shumë vende, diskutohet nevoja për politika të harmonizuara që mundësojnë lëvizje të sigurt dhe të rregullt të fuqisë punëtore brenda kontinentit, duke parandaluar fenomenin e emigracionit të parregullt. Po ashtu, do të vihet theksi në krijimin e mundësive për të rinjtë, qoftë në arsim, në tregun e punës apo në përfshirjen në jetën demokratike të vendeve të tyre.
samiti i komunitetit politik europian
Politike
15 Maj 2025, 22:52
E. D
deputetet
TIRANË- Më 11 maj, disa deputetë me një karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lart&...
Politike
15 Maj 2025, 22:55
N.F
Rama
TIRANË- Numërimi i votave preferenciale po nxit një konflikt të brendshëm mes kandidatëve në listën e hapur. M...
Politike
15 Maj 2025, 22:38
N.F
Balla
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla mbrëmjen e sotme ka sqaruar se çfarë...
Politike
15 Maj 2025, 22:17
N.F
Qori
TIRANË- Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Qori i ft...
Politike
15 Maj 2025, 22:17
E. D
foto iluistruese
MBRETËRI E BASHKUAR- Kryeministri Keir Starmer e shfrytëzoi vizitën e tij të parë në Shqipëri p&eu...
Politike
15 Maj 2025, 22:10
E. D
Volodymyr Zelenskyy
TIRANË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e sotme për samiti...
Politike
15 Maj 2025, 21:58
N.F
Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha së fundmi është shprehur se në çdo qark të madh bandat kriminale kanë nga...
Politike
15 Maj 2025, 21:55
E. D
liderët e BE
TIRANË- Disa nga liderët e BE dhe Ballaknit kanë mbërritur ditën e sotme në Tiranë në kuadër...
Politike
15 Maj 2025, 21:44
N.F
Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar së fundmi se kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është vënë nën ...
Politike
15 Maj 2025, 21:34
N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK ndaj njerëzve të PSD për krime zgjedhore.&nb...