15 Maj 2025, 22:55
Nga N.F
Rama
TIRANË- Numërimi i votave preferenciale po nxit një konflikt të brendshëm mes kandidatëve në listën e hapur. Më e ethshme kjo “luftë” është në radhët e Partisë Socialiste, aq sa është dashur ndërhyrja e Edi Ramës në një përpjekje për të shuar sherrin, fundi i të cilit nuk dihet ende sidoqoftë.
Lapsi.al ka parë një komunikim me mesazhe mes kandidatëve, si dhe ka dëgjuar më pas mesazhet zanore të dërguara nga vetë Edi Rama në grupin e aplikacionit “WhatsApp” ku janë të gjithë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
Fillimisht është drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla, i cili tregon për disa kallëzime që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të përgatisë ndaj atyre numëruesve që po manipulojnë votat e kandidatëve.
“Numëruesit do të shkojnë në burg siç ndodhi edhe në 2021, por edhe ata kandidatë që i shtyjnë të bëjnë vepër penale janë po njëlloj fajtor. Mos bini në grackën e sabotimit sepse ofertat që ju vijnë nga PD për bashkëpunim kanë për qëllim hedhjen në erë të procesit zgjedhor”, shkruan Taulant Balla në mesazhin që ka siguruar Lapsi.al
Halit Valteri reagoi direkt pas Taulant Ballës. Valteri është i shqetësuar për unitetin e partisë dhe thotë se kanë punuar me gjak e me shpirt.
“Mundohu t’ja shpjegosh anglisht se shqip nuk marrin vesh. Po bëhen turpi botës duke luftuar njëri-tjetrin sikur jemi armiq dhe jo një familje e madhe që kemi punuar me gjak e me shpirt për një qëllim”, shkruan Halit Valteri.
Pas tij reagimi i radhës gjithë frustrim erdhi nga Julinda Dhame, një tjetër kandidate për deputete në Tiranë.
“Dhe unë e kam bërë e po bëj disa denoncime. Po jua deklaroj këtu që do e çoj deri në fund. Nuk le askënd të më prekë qoftë një votë dhe as t’u shtohet kandidatëve të tjerë. E kam me fakte!”, shkroi Dhame duke denoncuar manipulimin e votave në numërim në favor të kandidatëve të caktuar.
Pas këtyre komunikimeve ka ndërhyrë vetë Edi Rama përmes disa mesazheve zanore. Ai ka kërcënuar kandidatët që askush të mos përzihet në numërim e votave. Rama iu është drejtuar nominalisht Valter Halitit dhe Julinda Dhames duke kërkuar që të mos bëjnë “as gërr as mërr..” teksa kërcënoi edhe me ndarje përfundimtare nga Partia Socialiste.
“Uroj që këtë të mos e nënvleftësojë askush që nuk do të ndahet njëherë e mirë me këtë familje politike”, tha Rama. Kryeministri ka kërkuar vazhdimisht që kandidatët të qëndrojnë larg procesit të numërimit duke dhënë garanci se asnjë manipulim nuk ka për të ndodhur. Megjithatë shpirtrat e trazuar të kandidatëve duket se është vështirë të qetësohen./ Lapsi.al
rama
Politike
15 Maj 2025, 22:38
N.F
Balla
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla mbrëmjen e sotme ka sqaruar se çfarë...
Politike
15 Maj 2025, 22:17
N.F
Qori
TIRANË- Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Qori i ft...
Politike
15 Maj 2025, 22:17
E. D
foto iluistruese
MBRETËRI E BASHKUAR- Kryeministri Keir Starmer e shfrytëzoi vizitën e tij të parë në Shqipëri p&eu...
Politike
15 Maj 2025, 22:10
E. D
Volodymyr Zelenskyy
TIRANË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e sotme për samiti...
Politike
15 Maj 2025, 21:58
N.F
Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha së fundmi është shprehur se në çdo qark të madh bandat kriminale kanë nga...
Politike
15 Maj 2025, 21:55
E. D
liderët e BE
TIRANË- Disa nga liderët e BE dhe Ballaknit kanë mbërritur ditën e sotme në Tiranë në kuadër...
Politike
15 Maj 2025, 21:44
N.F
Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar së fundmi se kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është vënë nën ...
Politike
15 Maj 2025, 21:34
N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK ndaj njerëzve të PSD për krime zgjedhore.&nb...
Politike
15 Maj 2025, 21:32
E. D
Aulon Kalaja
TIRANË- Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike, në qarkun Durrës, Aulon Kalaja, ka bër&eu...
Politike
15 Maj 2025, 21:26
N.F
Rama dhe Starmer
TIRANË- Një Kryeministër i suksesshëm në zgjedhje për Partinë Socialiste të vendit të tij, me...