Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Partia Socialiste kërkesë Celibashit: Të merret vendim për votën e Greqisë

Mësohet se PS, kërkon nga Celibashi që të merret një vendim duke nisur numërimin e votave të ardhura me postë nga shqiptarët në Greqi.

14 Maj 2025, 14:54 Nga I.A
Zgjedhjet e 11 majit/ Partia Socialiste kërkesë Celibashit: Të
Kuti votimi

TIRANË- Partia Socialiste i ka bërë një kërkesë kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi në lidhje me votat e Greqisë. Mësohet se PS, kërkon nga Celibashi që të merret një vendim duke nisur numërimin e votave të ardhura me postë nga shqiptarët në Greqi.

Një ditë pas zgjedhjeve, kreu i KQZ Celibashi pranoi kërkesën e PD-së për të trajtuar veçmas votën e ardhur nga Greqia. Ndërkohë KAS vendosi që çdo votë e ardhur nga emigrantët në shtetin grek do të numërohej normalisht si votat e tjera të ardhura nga shtetet e tjera. PD kontestoi procesin duke pretenduar parregullsi në administrimin e votave nga Greqia si dhe ka ngritur pikëpyetje sa i takon sigurisë që shoqëroi transportimin e tyre nga fqinji jugor drejt Shqipërisë.

Sondazh

Poll