Politike

Bashkëpunim në sektorin e mbrojtjes Shqipëri-Britani/ Starmer: Do të punojmë për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake

Starmer shtoi se dëshirojnë të fuqizojnë sigurinë kombëtarë, novacionin dhe rritjen ekonomike të vendeve.

15 Maj 2025, 13:59 Nga M.B
Bashkëpunim në sektorin e mbrojtjes Shqipëri-Britani/ Starmer: Do
Keir Starmer

TIRANA- Kryeministri britanik Keir Starmer ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp krah homologut shqiptar, Edi Rama. Starmer foli për një bashkëpunim në sektorin e mbrojtjes Shqipëri-Britani. Ai tha se do të punojnë për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake. Starmer shtoi se dëshirojnë të fuqizojnë sigurinë kombëtarë, novacionin dhe rritjen ekonomike të vendeve. Sipas tij, ky është moment që shtetet evropiane duhet të rrinë së bashku, të bëjnë qendresë ndaj agresionit rus.

“Mund të shprehem edhe për deklaratën tonë të përbashkët për bashkëpunimin për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes. Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake. Dëshirojmë të fuqizojmë sigurinë kombëtarë, novacionin dhe rritjen ekonomike të vendeve. Ky është moment që shtetet evropiane duhet të rrinë së bashku, të bëjmë qendresë ndaj agresionit rus.

Do të vizitoj trupat shqiptare dhe të MB aqë po punojnë së bashku për të mbrojtur lirinë tonë dhe ahjo që po bëjmë për Ukrainën është dëshmi e qartë e asaj që ne po punojmë në formë kaq efikase. Është mbrojtja e Ukrainës që do të udhëheqim. Ju jam shumë mirënjohës juve dhe Shqipërisë për këtë partneritet që keni treguar në këtë betejë tonën duke treguar lidership në të gjithë botën.

Nesër do të mirëprisni samitin, të gjithë udhëheqësit që do të vijnë natyrisht duke u fokusuar te dgiruia evropiane. Në këtë moment kritik, përcojmë mesazh të qartë që Evropa është e bashkuar, jemi të fortë jashtë nesh dhe të sigurt brenda shtëpive tona”, tha Starmer.

keir starmer

Sondazh

Poll