Aktualitet

“Je gazetare, apo klloune?”/ Sherr mes Ngjelës dhe Klodiana Lalës, gazetarja: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për “21 Jana

22 Janar 2020, 06:15 Nga DOSJA
“Je gazetare, apo klloune?”/ Sherr mes Ngjelës dhe Klodiana

Tiranë– Tragjedia e “21 Janarit”, nga e cila shënohen sot 9 vjet dhe që akoma nuk ka drejtësi, ka përplasur avokatin Spartak Ngjela me gazetaren Klodiana Lala, në emisionin “Real Story”, në News24. Ishte gazetari Xhevair Zhabina, që tha se Ngjela ka qenë organizator i “21 Janarit”. Kaq ka mjaftuar që të nisin debatet në studio, teksa gazetarja Lala ka kërkuar me ngulm përgjigje nga avokati, nëse një gjë e tillë është e vërtetë. Por, në përgjigjen e tij, avokat Ngjela ja ktheu me pyetje Lalës.

Pjesë nga debati:

Xhevair Zhabina: Ju keni qenë organizatori i “21 Janarit”, keni dhënë idenë …
Ngjela: Çfarë organizatori?
Lala: Do të jeni i hetuar, nëse hapet dosja.
Ngjela: Vrasja është krimi zonjë.

Lala: Po edhe organizatorët.
Ngjela: Organizatorë quhen të paligjshmet.
Lala: Duhet të japin llogari të gjithë. Ju e pranuat publikisht që keni qenë ideator.
Ngjela: Pse, je gazetare, apo klloune?
Lala: Tërhiqe.
Ngjela: Jo, nuk e tërheq, por më dëgjo me vëmendje.
Lala:Më fyet.
Ngjela: Kllouni nuk është fyerje, por status.

Marrë nga Ballkan web

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala spartak ngjela klodiana lala spartak ngjela

Sondazh

Poll