Sport

Përplasje e frikshme, sulmuesi i Notingam në rrezik për jetën, futet në koma artificiale

Sulmuesi Taiuo Auoniyi u përplas me shtyllën e portës…

14 Maj 2025, 15:50 Nga DOSJA
Përplasje e frikshme, sulmuesi i Notingam në rrezik për

ANGLI - Notingam Forest ka bërë me dije se Taiuo Auoniyi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në bark pas dëmtimeve që kishte pësuar gjatë ndeshjes me Leicesterin.

Në këtë takim sulmuesi u përplas me shtyllën dhe si pasojë kishte pësuar dëmtime të rënda në zonën e barkut. Mjekët madje preferuan që ta fusnin në koma artificiale për të evituar dëme edhe më të mëdha.

Mediat angleze kanë bërë me dije faktin se 27-vjeçari ka qenë edhe në rrezik për jetën dhe se ka shpëtuar ditën e sotme vetëm nga ndërhyrja kirurgjikale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll