Sport

Liga e Evropës/ Tottenham dhe Manchester United qasje të ndryshme në rast fitoreje: autobus me çati të hapur kundër… barbekjusë!

Tottenhami dhe Manchester Unitedi mendojnë për fitoren e Ligës së Europës: njëra anë olanifikon festë dhe një pritje madhështore, ana tjetër një profil shumë i ulët…

14 Maj 2025, 11:30 Nga DOSJA
Liga e Evropës/ Tottenham dhe Manchester United qasje të ndryshme

ANGLI - Tottenham ka planifikuar tashmë një paradë festive nëse mposht Manchester United në finalen e Europa League në Bilbao më 21 maj, raporton ESPN.

Spurs shpresojnë t’i japin fund një mungese 17 - vjeçare trofesh dhe, ndryshe nga kundërshtarët e tyre, janë gati të festojnë me tifozët e tyre në rrugët e Londrës.

Qasja është diametralisht e kundërt me ata të Manchester United, të cilët kanë zgjedhur të mbajnë një profil të ulët për shkak të një sezoni katastrofik në Premier League - në të njëjtin nivel me Spurs dhe, në fakt, pak më të mirë - i cili përfundoi me vetëm 39 pikë nga 36 ndeshje.

Sipas The Times, aksionari Jim Ratcliffe ka vendosur të shmangë çdo lloj festimi publik edhe në rast fitoreje: asnjë autobus me çati të hapur, por do të organizojë vetëm një barbeque brenda qendrës sportive.

Një linjë në vazhdimësi me sezonet e mëparshme, duke pasur parasysh që United nuk organizoi parada edhe pas sukseseve të viteve 2016, 2017, 2023 dhe 2024. 

Për më tepër, kalendari shumë i ngjeshur - midis ndeshjes së fundit të kampionatit, turneut në Malajzi dhe angazhimeve me ekipet kombëtare - e bën çdo festë publike të pamundur logjistikisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll