Aktualitet

Blinte vota për vajzën, kandidate e Partisë Socialdemokrate/ GJKKO lë në masën 'arrest në shtëpi' Pandeli Bozhajn

Dyshohet se 70-vjeçari  ka blerë vota në qytetin e Fierit për vajzën e tij, Limonera Bozha, e cila ishte kandidate në qytetin e Fierit në zgjedhjet vendore nën siglën e Partisë Socialdemokrate.

14 Maj 2025, 10:32 Nga M.L
Blinte vota për vajzën, kandidate e Partisë Socialdemokrate/
Foto ilustruese

TIRANË- GJKKO ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë 'arrest në shtëpi' për Pandeli Bozhën. Ky i fundit ishte arrestuar disa ditë më parë nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Dyshohet se 70-vjeçari  ka blerë vota në qytetin e Fierit për vajzën e tij, Limonera Bozha, e cila ishte kandidate në qytetin e Fierit në zgjedhjet vendore nën siglën e Partisë Socialdemokrate.

Masa e dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar erdhi për shkak të moshës së shtyrë dhe gjendjes së rënduar shëndetësore të Bozhës. Sipas informacioneve nga Prokuroria, ngjarja ka ndodhur më 8 maj, kur Bozha i ka ofruar një shtetasi një shumë parash dhe një fletë votimi të ngjashme me atë zyrtaren, ku ishte theksuar me ngjyrë portokalli emri i së bijës, duke i kërkuar mbështetje në zgjedhje. 

Sakaq vetë kandidatja e PSD-së, Limonera Bozha, ka mohuar çdo përfshirje në veprimtari të paligjshme. Ajo e cilëson rastin si një sulm të qëllimshëm ndaj saj.

gjkko

Sondazh

Poll