Sport

Antoine Griezmann ndryshon përsëri “look”…

I njohur për ndryshimet e flokëve, francezi Antoine Griezmann bëri një prerje të re flokësh çka u pa në stërvitje me Atlético Madrid të martën.

14 Maj 2025, 09:00 Nga DOSJA
Antoine Griezmann ndryshon përsëri “look”…

FRANCE - Antoine Griezmann i ka bërë të gjitha prerjet e flokëve: kokë të rruar, flokë blu, flokë të gjatë, topuz... Këtë herë, me një pamje krejtësisht të re, ish-lojtari i kombëtares franceze (137 ndeshje) mbërriti në stërvitjen e Atlético Madrid të martën: disa gërsheta të vogla.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, ai zbuloi se ishte gruaja e tij ajo që ia kishte bërë flokët gërshet. Një prerje që Griezmann me siguri do ta përdorë për ndeshjen e radhës të bardhekuqtë kundër Osasuna të enjten, për javën e 36-të të La Ligas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll