Sport

ZYRTARE/ 'Tërmet' te Vllaznia! Pas Osmanit, largohet edhe trajneri Thomas Brdariç...

Vllaznia ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Thomas Brdariç. Trajneri gjerman mbyll kështu bashkëpunimin që zgjati 1 vit me kuqeblutë, pas rikthimit në pankinë.

13 Maj 2025, 21:09 Nga DOSJA
ZYRTARE/ 'Tërmet' te Vllaznia! Pas Osmanit, largohet edhe

SHKODER - Vllaznia u mposht nga Egnatia në finalen e “Final Four”. Shkodranët pësuan një disfatë të rëndë me rezultatin 0-4 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Teksa Vllaznia kishte njoftuar më parë largimin e drejtorit sportiv, Tefik Osmani. Ky i fundit ishte pjesë e klubit nga nëntori i vitit 2023, njoftohet edhe largimi i trajnerit gjermano-kroat Thomas Brdariç.

Njoftimi i Vllaznisë:

“KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Thomas Brdariç. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në krye të skuadrës tonë gjatë kësaj periudhe dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll