Sport

Adresa e re e Davide Ancelotti, enigmë! Përflitet se do të drejtojë Glasgow Rangers…

Ndërsa babai i tij, Carlo, do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar brazilian në fund të majit, Davide Ancelotti (35 vjeç), i cili ishte asistent i tij te Real Madrid, mund të trajnojë Glasgow Rangers sezonin e ardhshëm, sipas të përditshmes spanjole AS.

13 Maj 2025, 18:30 Nga DOSJA
Adresa e re e Davide Ancelotti, enigmë! Përflitet se do të

SPANJE - Ndërsa Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madridi në fund të majit për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar brazilian, djali i tij Davide, i cili ka qenë asistent i tij besnik që nga viti 2016 (Bayern Munich, Napoli, Everton, Real Madrid), duhet të fillojë karrierën e tij si trajner kryesor sezonin e ardhshëm.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, tekniku i ri italian (35 vjeç) mund të shkojë në Skoci dhe të zëvendësojë Barry Ferguson në stolin e Glasgow Rangers, i cili ka qenë trajner i përkohshëm që nga fundi i shkurtit dhe pasi Philippe Clement është lënë mënjanë.

Ndërsa pritet destinacioni përfundimtar për Davide Ancelottit, AS specifikon se ai fillimisht duhet të ndihmojë të atin për ndeshjet e ardhshme të Brazilit në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026 të planifikuara për në qershor, kundër Ekuadorit dhe Paraguajit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll