Sport

“Për një futboll gjithëpërfshirës”, FSHF marrëveshje me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi

“Me komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të bashkëpunojmë dhe marrim pjesë në hartimin e ndryshimeve ligjore të nevojshme për fushat me interes të përbashkët,” - përfundoi Ilir Shulku.

13 Maj 2025, 18:00 Nga DOSJA
“Për një futboll gjithëpërfshirës”, FSHF

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi me synimin për të siguruar një futboll gjithëpërfshirës, ku respektohen të drejtat e njeriut dhe shërben si mundësi për të rritur edukimin në shoqëri.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku të pranishëm ishin sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit, Ilir Shulku dhe komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda.

Në fjalën e rastit, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku nënvizoi rëndësinë e këtij nënshkrimi për të krijuar një mjedis të sigurtë dhe gjithëpërfshirës në futboll.

“Sot lidhëm një marrëveshje mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, e cila ka për qëllim realizimin e përbashkët dhe të koordinuar për respektimin, forcimin dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, në lidhje me çështjet sportive dhe jo vetëm, rritjen e bashkëpunimeve për iniciativa të përbashkëta,” - u shpreh sekretari i përgjithshëm i FSHF-së.

“Ne duam të krijojmë një mjedis pa diskriminim dhe gjuhë urrejtje në futbollin shqiptar, duke ndërgjegjësuar, edukuar dhe ndëshkuar çdo formë sjelljeje që bien ndesh me vlerat e barazisë, respektit dhe të drejtave të njeriut”- theksoi Shulku.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll