Politike

Përfundon procesi i numërimit në Berat/ PS kryeson me 58.1%, siguron 5 mandate

Ndërsa Koalicioni PD-ASHM është renditur i dyti me 19,884 vota ose 29.8%, duke marrë vetëm dy mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, që ka siguruar vendin e tretë me 4,831 vota ose 7.2%, si edhe partitë e tjera opozitare nuk kanë marrë asnjë deputet në këtë Qark.

13 Maj 2025, 09:25 Nga E. D
Përfundon procesi i numërimit në Berat/ PS kryeson me 58.1%,
foto ilustruese

BERAT- Në qarkun e Beratit janë numëruar të gjithë qendrat e votimi. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, PS kryeson me 58.1% të votave, ose 38,860 vota dhe ka siguruar 5 mandate.

Ndërsa Koalicioni PD-ASHM është renditur i dyti me 19,884 vota ose 29.8%, duke marrë vetëm dy mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, që ka siguruar vendin e tretë me 4,831 vota ose 7.2%, si edhe partitë e tjera opozitare nuk kanë marrë asnjë deputet në këtë Qark.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 38,860 vota – 58.1%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 19,884 vota – 29.8%


Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 4,831 vota – 7.2%

Partia Mundësia – 1,449 vota – 2.2%

Lëvizja Bashkë – 763 vota – 1.1%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 419 vota – 0.6%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 254 vota – 0.4%

Lëvizja Atdheu (LA) – 124 vota – 0.2%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 138 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 66 vota – 0.1%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 46 vota – 0.1%

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll