Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Procesi i numërimit drejt fundit në Qarkun e Korçës, kryeson PS-ja me 54% të votave, ja si renditen partitë e tjera

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste e ka zënë vendin e parë si forcë e parë politike me 57,661 vota, që përfaqësojnë 54.4% të totalit të votave.

13 Maj 2025, 08:34 Nga M.L
Zgjedhjet parlamentare/ Procesi i numërimit drejt fundit në Qarkun e
Foto ilustruese

KORÇË- Procesi i numërimit të votave në qarkun e Korçës thuajse është drejt fundit pasi deri më tani janë numëruar 417 nga 422 kuti votimi. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka zënë vendin e parë si forcë e parë politike me 57,661 vota, që përfaqësojnë 54.4% të totalit të votave.

Më tej vazhdon të ndiqet nga Koalicioni i Partisë Demokratike –Aleanca për Shqipërinë Madhështore duke u renditur e dyta me 36,537 vota, që përbëjnë 34.5% të votave. Vijon në vend të tretë Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 4,669 vota, ose 4.4% të pjesëmarrjes.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë– 57,661 vota/ 54.4%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore– 36,537 vota/ 34.5%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet– 4,669 vota/ 4.4%

Partia Socialdemokrate– 2,497 vota/ 2.4%

Partia Mundësia – 2,269 vota/ 2.1%

Koalicioni Euroatlantik – 953 vota/ 0.9%

Lëvizja Bashkë – 855 vota – 0.8%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim– 207 vota/ 0.2%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare– 160 vota/ 0.2%

Lëvizja Atdheu – 121 vota/ 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re– 74 vota/ 0.1%

partia socialiste

Sondazh

Poll