Politike

Pezullohet një kuti votimi në burgun ku votoi kryebashkiaku Veliaj/ Rezultuan dy vota më tepër se numri i votuesve, pritet që KQZ të dalë me një vendim 

Siç raportohet, në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar.

13 Maj 2025, 09:08 Nga E. D
Pezullohet një kuti votimi në burgun ku votoi kryebashkiaku Veliaj/
foto ilustruese

DURRËS- Në qendrën e votimit të ngritur në burgun e Durrësit, ku ushtruan të drejtën e votos kryebashkiaku Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj, është konstatuar një parregullsi gjatë numërimit të votave.

Siç raportohet, në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar. Për këtë arsye, kutia e votimit është pezulluar dhe rezultati i saj nuk është marrë në konsideratë. Ndërkohë pritet që KQZ të dalë me një vendim përfundimtar në lidhje me vlefshmërinë e votave në këtë qendër votimi.

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll