Politike

"Shqipëria zhvilloi për herë të parë votimin jashtë vendit"/ Raporti i OSBE/ODIHR: Kishte disa raste vonesash në dorëzim! Numri i regjistimeve i kaloi pritshmëritë e KQZ-së

Më tej në raport thuhet se pati disa raste vonesash për dorëzim, të raportuara në disa vende, të zarfeve të votimit, si edhe raste ku votuesi nuk mori një fletëvotimi ose mori dy të tilla për shkak të shtypjes së dyfishtë të etiketave. 

12 Maj 2025, 21:09 Nga M.L
"Shqipëria zhvilloi për herë të parë votimin
Foto ilustruese

TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar raportin paraprak për fushatën dhe zgjedhjet pas procesit zgjedhor të ditës së djeshme në Shqipëri. Në raport thuhet se ishte hera e parë që vendi ynë zhvilloi zgjedhje edhe jashtë vendit përmes votimit me postë, duke shtuar se në përgjithësi ky proces kishte shkuar mirë, dhe u tejkalua numri i regjistrimeve në krahasim me atë që kishte pritur KQZ-ja. Më tej në raport thuhet se pati disa raste vonesash për dorëzim, të raportuara në disa vende, të zarfeve të votimit, si edhe raste ku votuesi nuk mori një fletëvotimi ose mori dy të tilla për shkak të shtypjes së dyfishtë të etiketave. 

RAPORTI:

Për herë të parë, Shqipëria zhvilloi votimin jashtë vendit (VV) përmes votimit me postë, i cili konsiderohet gjerësisht si një zhvillim i rëndësishëm zgjedhor. Në përgjithësi, VV ishte teknikisht i organizuar mirë, madje edhe më shumë pasi numri i regjistrimeve e tejkaloi shumë numrin e pritur nga KQZ-ja. Kishte një kornizë rregullatore të përshtatshme për VV-në, megjithëse disa aspekte u miratuan me vonesë.

16 votues morën fletëvotime për zonën zgjedhore të adresës së tyre të fundit të regjistruar në Shqipëri dhe, për t'u numëruar, duhej të ktheheshin në KQZ deri më 11 maj në orën 7 të mbrëmjes.17 Qendra e përpunimit të VV-së në Tiranë ishte e arritshme për vëzhguesit dhe operacionet e saj u transmetuan drejtpërdrejt. Përveç kësaj, votuesit nga diaspora mund të paraqisnin pyetje nëse nuk i merrnin fletët e tyre të votimit. Në përgjithësi, KQZ-ja arriti të organizonte VV-në brenda afateve të shkurtra pavarësisht disa vonesave të raportuara në dorëzim në disa vende, rasteve të izoluara ku votuesi nuk mori një fletëvotim ose mori dy fletëvotime dhe shtypjes së dyfishtë të etiketave të adresave të votuesve.

osbe/odihr

Sondazh

Poll