Politike

"Çdo votë duhet të numërohet, ky është qëndrimi ynë!" Berisha: Opozita nuk do mbyllë sytë para shkeljeve

Berisha shtoi se kryeministri firmos mbjelljen e dhjetëra mijëra hektarëve kanabis për votë, dhe kjo sipas tij nuk është përgjegjësi e opozitës.

12 Maj 2025, 14:05 Nga M.B
"Çdo votë duhet të numërohet, ky është
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para mediave se opozita nuk do të mbyllë sytë para shkeljeve. Ai u bëri thirrje strukturave të Partisë Demokratike që të mbrojnë votë. Berisha shtoi se kryeministri firmos mbjelljen e dhjetëra mijëra hektarëve kanabis për votë, dhe kjo sipas tij nuk është përgjegjësi e opozitës.

"Unë po e paralajmëroj këtë? Si po e paralajmëroj unë këtë? Në qoftë se kryeministri firmos dhuratën kryeministrore 100 euro për votë, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo. Në qoftë se kryeministri firmos mbjelljen e dhjetëra mijëra hektarëve kanabis për votë, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo.

Në qoftë se kryeministri firmos faljen e 150 milionë gjobave dy ditë para zgjedhjeve, kjo nuk është përgjegjësia e opozitës. Cila është këtu përgjegjësia e opozitës? Çfarë mendoni ju se të jetë opozita të jetë symbyllur ndaj këtyre? E pamundur. Asnjë njeri i qytetëruar nuk mund të mbyllë sytë përpara këtyre. Por këto që janë të njohura. Pavarësisht, çdo votë duhet të numërohet. Ky është qëndrimi ynë", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll