Politike

"Ta harrojnë!" Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: Vetëm Ai lart mund të ndalojë PD-në pa bërë gjithçka për të mbrojtur votën

Ai theksoi se nuk ka forcë në botë që pengon shqiptarët të votojnë të lirë.

12 Maj 2025, 13:57 Nga M.B
"Ta harrojnë!" Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve:
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi sot mosnjohjen e zgjedhje nga forca e tij politike. Para mediave Berisha tha se nëse jepet 100 euro për votë, kjo nuk është përgjegjësi e opozitës. Ai theksoi se nuk ka forcë në botë që pengon shqiptarët të votojnë të lirë. 

“Vetëm ai që është sipër mund të ndalojë PD-në pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën e shqiptarëve. Ky popull do të votojë i lirë. Forcë në të nuk do të ketë të ndalojë shqiptarët të votojë i lirë. Ta harrojë kush që mund të pengojë shqiptarët pa votuar edhe ata si kombet e lira”, tha Berisha.

 

sali berisha

Sondazh

Poll